Dy burra dhe dy gra në Fushë Kosovë janë shoqëruar në Polici pasi të njëjtit janë rrahur mes vete.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit te njëra e dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike të llojit marihuanë, njofton Dukagjini.
“Janë shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar, dy femra dhe dy meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti. Gjatë kontrollit te njëra e dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 8.22 gramë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.