Dokumenti i Sigurimit të Shtetit Shqiptar: Të dhënat e dyshimta për Jusuf Gërvallën janë përhapur në mënyrë të organizuar nga vetë UDB-ja

Një dokument i Sigurimit të Shtetit Shqiptar, që ishte hartuar pasi ishin analizuar të gjitha pretendimet ndaj Jusuf Gërvallës, arrin në përfundimin se të dhënat e dyshimta ndaj figurës së Gërvallës, ishin përhapur në mënyrë të organizuar nga vetë UDB-ja, me qëllim diskreditimin e tij dhe përçarjen e forcave shqiptare në emigracion.

Gërvalla është akuzuar si bashkëpunëtor i UDB-së nga persona të ndryshëm, mes tyre Riza Salihu, Hasan Morina, Ahmet Sadiku dhe Murat Bllaka, ndërsa në dokumente shfaqen edhe informatorë të identifikuar vetëm me kodet “153” dhe “Radisti”, si dhe “Kromi”.

Ndërsa, dokumentet e Sigurimit të Shtetit shqiptar tregojnë se Salihu ia kishte përcjellë këtë qëndrim edhe Ambasadës shqiptare në Vjenë.

Sipas një dokumenti të vitit 1980, Riza Salihu kishte telefonuar ambasadën shqiptare në Vjenë, duke thënë se “Jusuf Gërvalla është agjent i UDB-së” dhe se të dhënat e tij për gjendjen në Kosovë nuk ishin të vërteta.

Pal Shtufi, në emisionin Debat Plus, cikli “Dosjet”, ka treguar se çfarë thoshte Salihu për Gërvallën.

“Që është bashkëpunëtor i UDB-së. Që UDB-ja e ka çuar këtu, në Zvicër, në Perëndim, me e shkatërru lëvizjen, jo me e ndërtu”, ka deklaruar Shtufi, duke iu referuar qëndrimit të Riza Salihut.

Këtë qëndrim, Riza Salihu e kishte përsëritur edhe shumë vite më vonë. Ai deklaronte se kishte dyshuar te Jusuf Gërvalla dhe Ibrahim Kelmendi si agjentë të shërbimit jugosllav, duke thënë se këtë e kishte bërë publike dhe vazhdonte të qëndronte pas saj.

Por akuzat nuk shkonin vetëm në një drejtim.

Në një letër të vitit 1981, Jusuf Gërvalla e akuzonte Riza Salihun se kishte provuar të organizonte likuidimin e tij dhe të vëllait të tij, duke i quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”.

Pikërisht kjo përplasje mes dyshimeve dhe akuzave ishte evidentuar edhe në dokumentet e Sigurimit të Shtetit shqiptar.

Në një prej tyre thuhet se “të dhënat e dyshimta” për figurën e Jusuf Gërvallës mund të ishin përhapur në mënyrë të organizuar nga vetë organet e UDB-së, me qëllim diskreditimin dhe përçarjen e forcave shqiptare në emigracion.

Pra, në njërën anë qëndronte akuza e Riza Salihut se Jusuf Gërvalla ishte agjent i UDB-së. Në anën tjetër, vetë dokumentet e Sigurimit shqiptar ngrinin dyshimin se akuza të tilla mund të ishin pjesë e një skenari për diskreditimin e tij.

Ndërkohë, vetë UDB-ja e paraqiste Jusuf Gërvallën në dokumentet e saj si organizator të veprimtarisë kundër Jugosllavisë.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika