Jashari dhe Shurdhaj bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në marshin e 12 shtatorit

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në prag të shpalljes së verdiktit përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në një konferencë për media, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se organizatat e dala nga lufta po përgatiten edhe për pritjen e vendimit përfundimtar më 16 shtator.

Jashari e cilësoi Gjykatën Speciale si politike dhe procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si të padrejtë.

“Kjo konferencë është njoftim për organizimin për pritjen e verdiktit përfundimtar të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që gati gjashtë vite po mbahen padrejtësisht atje”, tha Jashari.

Ai u bëri thirrje qytetarëve, institucioneve dhe partive politike që t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili organizohet më 12 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Jashari tha se organizatat që ai përfaqëson janë duke bashkëpunuar me organizata të tjera për pritjen e ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator.

“Ne jemi duke punuar ngushtë me organizata të ndryshme, me këshilla të ndryshme mbarëkombëtare që me datën 16 t’i presim krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mënyrë dinjitoze”, tha ai.

Jashari tha se, në rast të një vendimi që, sipas tij, do të ishte politik, organizatat që përfaqëson nuk do të qëndrojnë pasive.

“Ne nuk do të rrijmë me duar kryq”, deklaroi ai.

Në të njëjtën konferencë, kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj, u bëri thirrje shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva e Medvegja, si dhe mërgimtarëve, që të marrin pjesë në “Marshin për Liri”.

Marshi do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Shurdhaj ftoi veteranët, invalidët, familjet e dëshmorëve dhe qytetarët që t’i bashkohen marshit, në prag të shpalljes së verdiktit përfundimtar më 16 shtator.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika