Më 9 shtator vazhdimi i seancës konstituive, vlerësohet kundër kushtetuese

Pyetjes së parashtruar shumë herë javëve të fundit tashmë i ka dhënë përgjigje kryesuesi i seancës së konstituive të Kuvendit. Avni Dehari ka thënë se ka ftuar për 9 shtator vazhdimin e seancës, pavarësisht se nuk ka qartësi të plotë nëse ekzistojnë votat e nevojshme, pas kundërshtimit të 6 deputetëve të LDK-së. Në anën tjetër, anëtarë të shoqërisë civile thonë se afati ka skaduar dhe se është shkelur Kushtetuta.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sërish për të përfunduar konstituimin e legjislaturës së 11-të.

Kryesuesi i seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari ka treguar se vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet të mërkurën e ardhshme.

Për këtë hap, Dehari i është referuar marrëveshjes për Presidentin ndërmjet VV-së dhe LDK-së.

“Edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, kam vendosur që vazhdimin e Seancës Konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00. Deri atëherë pres që kjo marrëveshje të shoqërohet me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t’i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese. Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor”, ka deklaruar Dehari.

Por, në shoqërinë civile rikujtojnë se afati për thirrjen e kësaj seancë tashmë ka skaduar.

“Edhe nëse bëhet është me rëndësi me theksu edhe nëse bëhet një seancë e tillë lë shumë hapësirë për diskutim dhe për shqyrtim të mëtutjeshëm në Gjykatën Kushtetuese për shkak se veprimet e mëtutjeshme janë të diskutueshme në kuptimin e pajtueshmërisë dhe harmonisë me dispozitat e Kushtetutës së Kosovës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Vullnet Bugaqku nga KDI-ja.

Në anën tjetër, Liridon Salihu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se Kuvendi është dashur të konstituohet deri më 7 gusht, teksa tregon pasojat e situatës aktuale.

“Kjo krizë nuk mbetet vetëm në nivelin e mosfunksionimit formal të institucioneve, por po prodhon pasoja të drejtpërdrejta dhe afatgjata për qytetarët. Zvarritja e funksionimit të institucioneve pengon marrjen e vendimeve të nevojshme, vonon reformat, si dhe kufizon aftësinë e institucioneve për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave dhe problemeve të qytetarëve”, u shpreh Salihu.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht, ndërsa seanca e parë për këtë çështje është mbajtur një ditë më vonë, por nuk ka përfunduar pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi kandidat për Kryeparlamentar.

Fituesja e zgjedhjeve veproi njëjtë edhe në vazhdimin e dytë të seancës, me arsyetimin se nuk mund të vazhdohet tutje pa arritjen e një marrëveshjeje për Presidentin.

Marrëveshja mes LVV-së e LDK-së, që nxorri emrin e Bekim Sejdiut për president konsensual është vënë në pikëpyetje, pas kundërshtimit të saj nga 6 deputetë të LDK-së.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika