Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në fshatin Siboc i Epërm të Podujevës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar më 4 shtator 2026, rreth orës 08:30 nga babai i saj, njofton Dukagjini.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.