Policia publikon pamjet e arrestimit të Jozefin Markut, mbi të rëndojnë pesë vepra penale

Policia e Shtetit ka konfirmuar arrestimin e këngëtarit, Jozefin Marku dhe një personi tjetër të dyshuar për përfshirjen në sulmin fizik ndaj 26-vjeçarit nga Kosova, Eduart Kuçi, në një ngjarje që është bërë publike përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.

Sipas Policisë, pas verifikimeve dhe veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim mes Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, janë identifikuar disa prej personave të dyshuar, njofton Dukagjini.

Policia e Shtetit ka ndaluar Markun teksa mbi të rëndojnë plotë pesë vepra penale, përfshirë “Heqjen e paligjshme të lirisë”, “Plagosjen e lehtë me dashje”, “Kanosjen”, “Mbajtjen pa të drejtë të uniformës” dhe “Ndërhyrjen e padrejtë në jetën private”.

Ndërkaq, K. N., 31 vjeç, dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, bombave ose minave dhe i municionit”, si dhe për veprat e tjera që lidhen me ngjarjen.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim shtetasit A. H., 48 vjeç dhe K. V., 27 vjeç.

Sipas Policisë së Shtetit, personat e ndaluar dyshohet se, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë sulmuar fizikisht 26-vjeçarin, Eduart Kuçi, me pretendimin se ai kishte fyer njërin prej tyre.

Policia ka publikuar edhe pamjet e ndalimit të personave të dyshuar, ndërsa ka bërë të ditur se vijojnë hetimet për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarje.

Rasti lidhet me një video të publikuar pak ditë më parë, ku këngëtari nga Shqipëria, Jozefin Marku, shfaqej së bashku me disa persona të tjerë duke sulmuar fizikisht Eduart Kuçin.

Kujtojmë se një ditë më parë, Prokuroria e Pejës kishte lëshuar fletëarrest për Markun në lidhje me sulmin ndaj Kuçit.

Siç bën të ditur Policia e Shtetit, materialet procedurale për personat e ndaluar i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Konflikti fizik me Eduart Kuçin, arrestohet këngëtari Jozefin Marku

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Të fundit nga rubrika