Tragjedi në Malësinë e Madhe, 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e së shtunës në Malësinë e Madhe, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 10:52 në fshatin Lëpushë të Kelmendit.

Autoritetet shqiptare janë njoftuar se shtetasi me inicialet F.S., rreth 40 vjeç, kishte rënë në humnerë. Shërbimet policore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota që çuan në ngjarjen tragjike.

Të fundit nga rubrika