Sindikata e Policisë së Kosovës ka uruar të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës me rastin e 27-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.
Në urimin e saj, Sindikata ka vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të Policisë në përmbushjen e misionit dhe përgjegjësive të tyre në shërbim të qytetarëve dhe vendit.
“Përkushtimi i tyre i palëkundur në përmbushjen e vizionit, misionit dhe vlerave të Policisë së Kosovës përbën një shembull të lartë të profesionalizmit, përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj shërbimit, rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në urimin e Sindikatës.
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjithë punonjësit, duke vlerësuar kontributin e tyre të vazhdueshëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
“Me respekt dhe mirënjohje, Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve dhe vendit”, thuhet në fund të urimit.