Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 03:50, ku, pas një mosmarrëveshjeje në një lokal, një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.
Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe hetimet për kapjen e të dyshuarit janë duke vazhduar.