Pas 18 ditësh nga aksidenti, vdes i lënduari në Loxhë të Pejës

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur në fshatin Loxhë të Pejës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 18 gusht 2026, rreth orës 07:29, dhe ishte përfshirë në një përplasje mes dy automjeteve, të cilat drejtoheshin nga persona meshkuj.

Si pasojë e aksidentit, personat e përfshirë kishin pësuar lëndime trupore. Njëri nga të lënduarit ishte dërguar jashtë Republikës së Kosovës për trajtim mjekësor.

Megjithatë, për shkak të lëndimeve të rënda, ai ka ndërruar jetë më 4 shtator 2026.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë, pas pranimit nga autoritetet e shtetit tjetër, do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika