Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në rrugën “Pasion – Muçibabë”, pasi dyshohet se po transportonte migrantë.
Rasti ka ndodhur më 5 shtator 2026, rreth orës 00:20. Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur 11 migrantë brenda tij.
Me vendim të prokurorit, për rastin është njoftuar njësiti për Migrim, ndërsa automjeti është konfiskuar dhe është dërguar në Terminalin Doganor.
I dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet si “Kontrabandim me migrantë”.