Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën clirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Screenshot

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes mesazhit të saj, Fejza ka ftuar qytetarët që të bashkohen në marsh në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Marshi, i organizuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, mbahet në prag të 16 shtatorit, në mbështetje të drejtësisë, lirisë dhe kthimit në atdhe të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prania dhe mesazhi i Shkurte Fejzës, një prej zërave më të njohur të këngës patriotike shqiptare, i bashkohen zërit të qytetarëve që më 12 shtator do të marshojnë në Prishtinë.

12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

Marshojmë për liri. Marshojmë për çlirimtarët

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika