Policia e Kosovës shënon 27-vjetorin me ceremoni solemne në Prishtinë

Policia e Kosovës do të shënojë sot 27-vjetorin e themelimit me një Ceremoni Solemne Festive, e cila do të mbahet në Prishtinë.

Ceremonia do të zhvillohet më 6 shtator 2026, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, nga ora 18:00 deri në 21:00, ndërsa pritja e mysafirëve do të nisë nga ora 17:30.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete të tjera vendore e ndërkombëtare.

Policia e Kosovës ka ftuar mediat që të marrin pjesë dhe ta përcjellin ceremoninë festive me rastin e 27-vjetorit të themelimit të institucionit.

Të fundit nga rubrika