Një fëmijë 7-vjeçar është goditur nga një veturë të dielën mbrëma në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:27, ndërsa i mituri ka pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se 7-vjeçari ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.
Ndërkohë, drejtuesi i veturës nuk është ndalur pas aksidentit, por është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe gjetjen e automjetit dhe drejtuesit të tij, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, ka njoftuar Veseli.
Policia po vazhdon hetimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit të përfshirë në aksident.