Quni: Nuk ka grupe në LDK, diversiteti dhe diskutimet e brendshme janë natyrë e partisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka mohuar se brenda partisë ekzistojnë grupe të ndara, duke thënë se diskutimet e brendshme janë pjesë e natyrës së kësaj partie, raporton Ekonomia Online.

Quni ka deklaruar se dallimet dhe diskutimet mund të bëhen publike ose të mbeten brenda organizatës, ndërsa ka bërë thirrje që çdo tension eventual të ndihmohet për t’u çtensionuar.

“Jo, nuk ka grupe. Nuk ka grupe. Kjo është diversiteti dhe natyra e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kemi diskutimet e brendshme. Natyrisht ato mund të bëhen mediale apo të mbahen brenda organizatës. Por për një gjë jeni të bindur: një Lidhje Demokratike e Kosovës sa më e unifikuar do të thotë një shpresë dhe progresivitet më i madh për Republikën e Kosovës. Prandaj kisha kërkuar edhe tek ju, për çdo shfaqje të ndonjë tensioni, të na ndihmoni të çtensionohet situata”, tha ai./EO

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika