Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive në mbështetje të “Marshit për Liri”, më 12 shtator

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Sindikatave të punëtorëve të Minatorëve të Trepçës, të Zjarrfikësve, të Administratës, të Shërbimit Korrektues, të Shëndetësisë dhe të tjera, të cilët bashkërisht shprehën përkrahjen e tyre për “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në këtë takim, përfaqësuesit e LKE i falënderuan sindikatat e punëtorëve për mbështetjen e ofruar, duke theksuar se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Pjesëmarrja dhe mbështetja e sindikatave të punëtorëve i jep këtij marshi legjitimitet moral dhe shoqëror.

12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

Marshi për Liri. Kosova po pret.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika