Rama: Ndihma e Qeverisë gjermane për “Pastrimin” dështoi, nuk e nënshkroi Hekuran Murati

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se granti i Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) për ndërmarrjen “Pastrimi” ka dështuar, pasi sipas tij,  Ministria e Financave nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Financimit.

Rama, përmes një postimi në Facebook, ka fajësuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke thënë se ai nuk e ka nënshkruar marrëveshjen.

Sipas Ramës, partnerët ndërkombëtarë kanë konfirmuar se granti nuk është realizuar për shkak të mosnënshkrimit të marrëveshjes nga Ministria e Financave.

“Është e rëndë dhe e turpshme që para partnerëve tanë ndërkombëtarë duhet të shpjegojmë pse një projekt kaq i rëndësishëm për qytetarët tanë po dështon për shkak të Qeverisë sonë. Por qytetarët nuk mund t’i lëmë të paguajnë çmimin e këtyre bllokadave”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se Prishtina e ka mbështetjen e Qeverisë gjermane, partnerin dhe projektin, por sipas tij, marrëveshja nuk është nënshkruar nga Murati.

Rama ka njoftuar gjithashtu se Komuna e Prishtinës do të ndërmarrë hapa për zgjidhjen e problemit me mbeturinat, duke krijuar një ndërmarrje komunale të pastrimit.

Sipas tij, vendimi për këtë çështje pritet të merret në seancën e radhës të Kuvendit të Kryeqytetit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika