Hamza konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në vazhdimin e seancës konstituive

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së dhe Grupit Parlamentar, Hamza deklaroi se deputetët e PDK-së do të jenë të pranishëm në seancë, duke shprehur shpresën se kjo do të kontribuojë në konstituimin e Kuvendit.

Ai u shpreh me shpresë se vazhdimi i seancës nuk do të përfundojë pa rezultat dhe se Kuvendi më në fund do të arrijë të konstituohet.

“Shpresoj që kjo thirrje të çojë drejt konstituimit të Kuvendit dhe që seanca të mos përfundojë pa rezultat”, tha Hamza.

“Ka pasur diskutime të hapura, shumë përmbajtësore, me një konstatim që Kushtetuta e Kosovës është shkelur. Është shkelur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, është aktgjykim që sqaron qartë që Kuvendi duhet të konstituohet 30 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor. Kjo nuk ka ndodhur”, ka deklaruar Hamza pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Ai ka kritikuar edhe vonesën në thirrjen e seancës, duke thënë se nuk ka pasur arsyetim juridik apo faktik përse ajo nuk është thirrur më herët.

“Edhe pse Kurti e ka ditur këtë çështje, kanë vazhduar me interpretimet e tyre. Nuk ka asnjë arsyetim apo shpjegim faktik, logjik, juridik pse seanca nuk u thirr më herët, por më datën 9”, është shprehur ai.

Sipas Hamzës, edhe pjesëmarrja në seancën e 9 shtatorit nuk garanton se procesi do të përfundojë me konstituimin e Kuvendit.

“Edhe kjo mund të jetë një ftesë që mundet të mos konstituohet, me bërë veprime dhe lojëra tjera politike. PDK do të jetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë kreu i PDK-së.

Ndryshe, Grupi Parlamentar dhe Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) po mbajnë një mbledhje për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe hapat e mëtutjeshëm të këtij subjekti.

Mbledhja ka nisur rreth orës 15:00.

Ndërkohë, për të mërkurën është thirrur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka caktuar vazhdimin për më 9 shtator, në orën 11:00.

Në këtë seancë pritet të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të marrë pjesë në seancën konstituive.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, pas mbledhjes së sotme ka konfirmuar se deputetët e këtij subjekti do të jenë të pranishëm në seancën e së mërkurës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika