Hoti: Unë dhe disa të tjerë ishim kundër pjesëmarrjes së LDK-së në Qeveri

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ai dhe disa anëtarë të tjerë të partisë kanë qenë kundër pjesëmarrjes së LDK-së në Qeveri, por kanë mbështetur përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje politike që do t’i mundësonte LDK-së të propozonte kandidatin për president.

Hoti, në “Debat Plus”, tha se kjo kërkesë nuk është realizuar, pasi sipas tij, kryetari i LDK-së i ka njoftuar se nuk kishte dakordim.

“Unë dhe disa të tjerë kemi qenë kundër pjesëmarrjes së LDK-së në Qeveri, por kemi mbështetur plotësisht kërkesën që të arrijmë një marrëveshje për t’i dhënë vendit institucione dhe që kandidati për president të jetë nga LDK-ja. Ky hap nuk ka ecur. Kreu i LDK-së na ka informuar se nuk ka dakordim”, tha Hoti.

Ai shtoi se pas kësaj, LDK-ja ishte tërhequr nga takimet dhe kishte bërë thirrje që Lëvizja Vetëvendosje ta thërriste seancën konstituive dhe të formonte institucionet.

“Është mbyllur ai cikël. Duke qenë kështu, tërhiqemi nga ai takim. Ftojmë LVV-në që ta thërrasë seancën konstituive, ta konstituojë Kuvendin dhe ta zgjedhë Qeverinë, pasi i ka votat duke krijuar shumicë. Ky ka qenë qëndrimi i LDK-së pas mbledhjes së dytë, pas ndërprerjes së bisedave. Pas disa ditësh kanë filluar bisedimet”, u shpreh Hoti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika