Policia nis ekzaminimin në ish-Shkollën Teknike në Obiliq, dyshohet për laborator droge

Ish-Shkolla Teknike në Obiliq është marrë në menaxhim nga Komuna e Obiliqit, e cila ka nisur punimet për pastrimin dhe rregullimin e objektit.

Sipas zyrtarëve të Komunës, në objekt kanë jetuar dy familje serbe, të cilave u është kërkuar që ta lirojnë hapësirën.

Në objekt janë hasur edhe disa gjësende dhe hapësira të pazakonta në bodrum. Në pamjet e siguruara nga Dukagjini shihet një gropë e madhe, ndërsa në tavan janë parë edhe thasë të varur.

Sipas zyrtarëve komunalë, ekzistojnë dyshime se një pjesë e hapësirave të objektit mund të jetë përdorur si laborator droge.

Shefi i Operativës në Policinë e Kosovës, Faton Hashani, ka thënë se ekipet policore janë duke e siguruar vendin e ngjarjes dhe se ende nuk ka përfunduar gjurmimi dhe ekzaminimi i objektit.

“Jemi në sigurimin e vendit të ngjarjes. Ekipet përkatëse, lidhur me dyshimet e pretenduara, do të dalin me një konstatim. Nuk ka përfunduar ende gjurmimi dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes”, ka deklaruar Hashani.

I pyetur për raportimet lidhur me dyshimet për një varrezë masive dhe më pas për përdorimin e objektit si laborator droge, Hashani ka thënë se ende nuk mund të konfirmojë se cilat janë dyshimet konkrete.

“Nuk mund të them ende asgjë se çfarë ka dyshime konkrete”, ka thënë ai.

Në vendngjarje ndodhen zyrtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa pritet të arrijnë edhe njësitet për hetimin e narkotikëve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika