Deliu-Kodra për rezultatet në PISA: Alarm për pozitë e opozitë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i ka cilësuar shqetësuese rezultatet e Kosovës në testin PISA 2025, duke kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit për gjendjen në sistemin arsimor.

Deliu-Kodra ka rikujtuar një deklaratë të mëhershme të kryeministrit Albin Kurti, i cili, sipas saj, kishte thënë se i duheshin dy mandate për ta rregulluar arsimin.

“Po thirrem në një deklaratë të Albin Kurtit, dikur kur sapo publikoheshin listat e rezultateve në PISA, deklarohej se i duheshin dy mandate për ta rregulluar arsimin. Ne sot e shohim që janë gjashtë vite të pushtetit të Albin Kurtit dhe shohim që janë rezultate shqetësuese”, ka deklaruar Deliu-Kodra në Five të TV Dukagjinit

Sipas saj, rezultatet e publikuara duhet të shërbejnë si alarm për të gjithë skenën politike, pavarësisht nëse janë në pozitë apo opozitë.

“Janë alarm për pozitë e opozitë. Dhe në këtë kohë në vend që të jetë preokupim i joni arsimi, shëndetësia, mirëqenia, ne flasim për emra të përveç a do të jetë zonja Haxhiu kryetare e Kuvendit, kush do te jetë presidenti…”, është shprehur ajo.

Në PISA 2025, nxënësit 15-vjeçarë nga Kosova kanë marrë mesatarisht 357 pikë në shkencë, 340 pikë në lexim dhe 350 pikë në matematikë. Krahasuar me vitin 2022, rezultati në shkencë ka mbetur i njëjtë, ndërsa në lexim ka rënë nga 342 në 340 pikë. Në matematikë është shënuar rënie prej pesë pikësh.

Vetëm rreth 21 për qind e nxënësve në Kosovë kanë arritur të paktën Nivelin 2 në shkencë, ndërsa në matematikë kjo përqindje është rreth 15 për qind dhe në lexim rreth 16 për qind.

Kosova vazhdon të mbetet nën mesataren e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika