MINTI vendos masë antidamping ndaj farës së grurit të importuar nga Serbia

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për vendosjen e një detyrimi të përkohshëm antidamping ndaj importit të farës së grurit për mbjellje me origjinë nga Serbia.

Sipas vendimit të MINT-it, për çdo kilogram farë gruri të importuar nga Serbia do të aplikohet një detyrim shtesë prej 0.04 eurosh.

Vendimi është marrë pas hetimit të zhvilluar nga ministria, gjatë të cilit janë analizuar çmimet e importit, vëllimi i importeve, gjendja e prodhimit vendor dhe ndikimi që importet kanë në tregun e Kosovës.

“Me këtë vendim, për importin e farës së grurit për mbjellje vendoset një detyrim shtesë prej 0.04 euro për kilogram.

Vendimi është marrë pas hetimit të zhvilluar nga Ministria, gjatë të cilit janë shqyrtuar të dhënat për çmimet e importit, vëllimin e importeve, gjendjen e prodhimit vendor dhe ndikimin e importeve në tregun e Kosovës. Nga të dhënat e mbledhura deri në këtë fazë është konstatuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme paraprake për import me çmime damping dhe për dëmin që këto importe i shkaktojnë prodhuesve vendorë.

Masa ka karakter të përkohshëm dhe synon të krijojë kushte të drejta të konkurrencës dhe të parandalojë dëmtimin e mëtejshëm të prodhimit vendor gjatë kohës sa vazhdon hetimi.
Detyrimi do të zbatohet nga Dogana e Kosovës për importet e farës së grurit me origjinë nga Serbia, në përputhje me vendimin dhe legjislacionin në fuqi. Masa do të zbatohet për një periudhë prej gjashtë (6) muajsh, përveç nëse ndryshohet, pezullohet apo shfuqizohet më herët në përputhje me ligjin.

Hetimi antidamping vazhdon, ndërsa pas përfundimit të tij do të bëhet vlerësimi përfundimtar dhe do të vendoset për masat e mëtejshme në përputhje me rezultatet e hetimit.

Ministria mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e konkurrencës së drejtë, prodhimit vendor dhe funksionimit të rregullt të tregut, duke vepruar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar MINTI.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika