Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” ka folur për marshin e 12 shtatorit, katër ditë para verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Tasholli tha se nëse ka verdikt negativ atëherë nuk do të kishte më shtet qytetar.
“Larg qoftë një verdikt negativ nuk do i jepte më arsyje shtetit qytetar, sepse shteti qytetar do të binte edhe si marrëveshje, edhe si zotim, edhe si bashkërealizm me ndërkombëtarët”, ka thënë Tasholli në T7.