Tifozë e veteranë lufte bllokojnë hyrjen e kompleksit memorial “Adem Jashari”

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës kishte caktuar destinacionet e vizitave për studentët e tij

Komleksi memorial “Adem Jashari” , Prekaz

Nga Radavci i Pejës, vizitën e radhës do duhej ta kishin në Prekaz. Por, kjo nuk ndodhi.

Aty dolën në pritë një grup tifozësh e veteranë lufte të cilët kishin mësuar që në mesin e këtyre studentëve kishte edhe studentë serb. Sipas tyre ata nuk duhet të shkelin në vendin ku u shua Familja Jashari.

Kryetari i OVL-UÇK-së në Skenderaj, Emin Lati ka thënë se shteti serb fillimisht duhet të kërkoj falje.

“Këta studentët nuk kanë bo faj por prindët e tyre kanë bo krime, kanë bo masakra, kanë luftu nëpër Kosovë dhe pa kërku falje ata nuk duhet të vinë këtu”, ka thënë Emin Lati nga OVL-UÇK.

Emin Lati, OVL-UÇK, Skenderaj

E drejtuesi i tifozëve “Shqiponjat e Zeza” dha disa sugjerime studentëve serb të cilët duan të dinë historinë e Kosovës.

“Historinë e kanë të mësume ata, me hi me lexu ku të duash shkruan se çka ka ndodhë në përgjegjësi në krejt Kosovën, ata prej fëmijë e din se çfarë krime kanë bërë këtu”, ka thënë për RTV Dukagjini njëri nga tifozët ‘Shqiponjat e Zeza”.

Protestuesit në Prekaz

Televizioni jo zyrtarisht ka mësuar se ky grup nga Universiteti Veror i Prishtinës kanë anuluar vizitën për të mos provokuar situatën.

Por, siç mëson Dukagjini ata do të caktojnë një datë tjetër për vizitë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika