Kurti priti në takim ambasadorin e Zvicrës dhe ambasadorin e OSBE-së në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly dhe Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, me të cilët ka diskutuar rreth iniciativës së krijimit të Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim ambasadorin e Zvicrës dhe ambasadorin e OSBE-së në Kosovë

Kryeministri, Albin Kurti ka takuar ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly dhe ambasadorin e OSBE-së Michael Davenport, ata kanë diskutuar për iniciativën e krijimit të Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit.

Në takim ishin të pranishëm edhe Komisioneri për Gjuhët, Slavisha Mladenoviq dhe këshilltarja e kryeministrit për çështje të komuniteteve, Elizabeth Gowing.

Për përkhrahjen dhe ndihmën e krijimit të kësaj Njësie, Kurti ka falënderuar ambasadorët, ku nëpërmjet kësaj Njësie do të sigurohet përkthimi i saktë i ligjeve dhe akteve nënligjore, si dhe do të shqyrtohen ligjet e mëhershme që nuk janë përkthyer saktë në të dy gjuhët zyrtare të Kosovës.

Me krijimin e Njësisë sigurohet respektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe respekti për të drejtat e komuniteteve, por i kontribuon edhe sundimit të ligjit.

Kryeministri, Albin Kurti ka takuar ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly dhe ambasadorin e OSBE-së Michael Davenport

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Davenport për ndihmën e OSBE-së gjatë hartimit të koncept-dokumentit të kësaj nisme, si edhe për gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen gjatë implementimit të saj.

Poashtu, ambasadori Kolly ka uruar për fillim të mbarë të procesit për krijimin e Njësisë dhe ka mirëpritur veprimet e ndërmarra deri tani për krijimin e vendeve të reja të punës brenda Njësisë, si dhe krijimin e grupit punues brenda Zyrës së Kryeministrit, që do të merret me hartimin e rregulloreve të reja për Njësinë.

Ndërsa, ambasadori Davenport ka përgëzuar kryeministrin për interesimin dhe angazhimin e tij personal për të siguruar përdorimin e gjuhëve zyrtare. Ai e ka mirëpritur punën e Komisionerit për Gjuhët brenda Zyrës së Kryeministrit dhe të arriturat e deritanishme.

Ndër të tjera ambasadori Davenport e ka lavdëruar hapjen e Programit të Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës, si shembullin e vetëm në rajon ku studiohen gjuhët e Ballkanit, e që sipas tij, është mundësi shumë e mirë për trajnimin e kuadrove të ardhshme të përkthimit cilësor nga studentët që studiojnë gjuhën shqipe dhe ata që studiojnë gjuhën serbe.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika