“Me zemër drejt Evropës’’

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të martën e 19 korrikut kanë hapur negociatat me Bashkimin Evropian, proces ky i nisur prej shumë vitesh

Flamuri i Maqedonisë së Veriut, i Bashkimit Evropian dhe i Shqipërisë

Të martën e 19 korrikut, e pritën të gjithë duarhapur. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë drejt integrimit Evropian, lajmë ky që po realizon qëllimet për të projektuar të ardhmen evropiane.

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është gjithashtu prezent në Bruksel për çështjen e integrimit Evropian.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kishte shprehur urime ku gjithashtu tregon se procesi po ecën pa asnjë pengesë.

“Sot, erdhi dita kur të gjitha përpjekjet për të ruajtur orientimin properëndimor të vendit u kurorëzuan me sukses, kur e gjithë qasja jonë konstruktive për të zgjidhur kontestet me fqinjët po sjell ditë më të mira, horizont pa asnjë pengesë drejt qëllimit final të integrimit’’.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

‘’Ndodhemi në Bruksel në konferencën e parë ndërqeveritare dhe nga sot po fillojmë të shkruajmë bashkë me qytetarët e vendit kapitullin e ri të progresit dhe zhvillimit, atë të fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Grubi, po ashtu përmend edhe ”sfidat’’ që kishin hasur deri në arritjen e këtij qëllimi.

“Sa e sa sfida kishim para vetes, dukej e pamundur të arrinim cakun, sa e sa ideologji të dezorientimit dhe frikës nga forca regresive deshën të na pengonin në qëllimin tonë të sinqertë, por me vendosmëri, me punë, me përkrahjen e madhe të mbarë Evropës ia dolëm që sot të ulemi në tavolinën e punës në zemër të Evropës për të projektuar ardhmërinë Evropiane”, ka thënë Grubi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika