Ministria e Jashtme shkarkon Konsullin në New York

Frymëzim Isufaj

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka shkarkuar kreun e Konsullatës së Përgjithshme në New York, Frymëzim Isufaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufaj, i cili u shpreh se ka një javë që është shkarkuar, duke e quajtur vendimin arbitrar e politik.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se përkundër vendimit që ai e cilëson të paligjshëm, do ta respektoj atë “Për hir të mbrojtjes së kredibilitit të institucionit”.

Vendimin për largim brenda dhjetë ditësh Isufaj, e ka cilësuar në kundërshtim me praktikat e mëparshme.

“Dëshiroj t’ju njoftoj se rrugëtimi im në krye të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës ne Nju Jork u ndërpre javën e kaluar nga një vendim arbitrar, jo ligjor dhe tërësisht politik, ku në kundërshtim me çdo praktikë të deritashme më është kërkuar që brenda 10 ditësh të largohem nga misioni”, ka shkruar Isufaj.

Frymezim Isufaj

Tutje, ai ka shkruar se ky vendim ka për qëllim pamundësimin për ta zhvilluar punën si diplomat i karrierës.

“Përveç ndërprerjes së parakohshme dhe të pa arsyetuar të mandatit tim të rregullt, përmes vendimeve të paligjshme, dëshirojnë që të pamundësojnë edhe vazhdimin e marrëdhënies së punës si diplomat karriere në institucionin në të cilin kam shërbyer afërsisht në 10 vitet e fundit”, ka thënë ai.

Në fund, ishKonsulli i Përgjithshëm në New York, ka paralajmëruar se do të paraqes padi tek institucionet përkatëse për ta dëshmuar sipas tij paligjshmërinë e vendimit.

Më 16 mars të këtij viti, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kishtë njoftuar se janë shkarkuar 11 zyrtarë të shërbimit të jashtëm. Arsyetimi i Gërvallës ishte se të njëjtit ishin punësuar pa i respektuar procedurat e pranimit në punë.

Donika Gërvalla-Schwarz

Në listën me emrat e të shkarkuarve të cilët ishin publikuar në media, nuk figuronte edhe emri tashmë i ishKonsullit të Përgjithshëm, Frymëzim Isufaj.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika