Flet ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës: Pse Edi Rama është duke e mbrojtur UÇK-në?

Për ish-diplomatin, Berisha është krejt normale që një shteti që i përfshihet emri në një raport të tillë siç është raporti i  Dick Marty-t, kryeministri i atij vendi duhet të reagojë në momentin kur nuk ka fakte për atë çështje

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha, ka folur lidhur me temën se kush është duke e mbrojtur më shumë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), ku ka thënë se raporti i Dick Marty-t e kishte përfshirë dhe vetë Shqipërinë për shkak të Shtëpisë së Verdhë, ku akuzohej për trafikim organesh.

Sipas Berishës, reagimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama kishte bazë sepse në akuza bëhej fjalë për përfshirjen e Republikës së Shqipërisë.

Ai ka vazhduar t’i sqarojë disa dimensione pse Kryeministri i Shqipërisë, Rama kishte reaguar në lidhje me këtë temë ku ka thënë se “për vetë faktin që është përfshirë shteti i tij, është normale që të reagojë”.

Tutje ai ka shtuar se është e dijshme se dy shtete Kosova  dhe Shqipëria, përbëhen nga një komb i njëjtë që është lidhje e fortë për çka nuk duhet të jemi inferiorë.

Edi Rama, kryeminister i Shqipërisë

“Shqipëria dhe Kosova përbëhen nga një popullatë e njëjtë”, ka shtuar ai.

Ndërsa dimensioni i fundit për Berishën është se mund të jetë se Rama këtë është duke bërë nga vullneti i mirë i tij që ta përmirësojë imazhin e Kosovës pasi, “qëndrimet e Edi Ramës për UÇK-në janë të njohura”.

Për të raporti i Dick Marty-t është në dëm të gjithë kombit shqiptar e jo vetëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka përfunduar duke pyetur se a është duke e bërë Rama këtë në konsultim me shtetet e tjera apo është vetëm një iniciativë e tij?

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika