Tre persona kanë humbur jetën gjatë vrapimeve tradicionale të demave në Spanjën lindore

Ndërrojn jetë tre persona në Spanjë, pas goditjes së demave gjatë vrapimeve tradicionale. Dy nga viktimat ishin të moshës 50 dhe 56 vjeç, ndërsa viktima e tretë ishte rreth të 60-tave

Ilustrim

Në Spanjën lindore, tre persona kanë humbur jetën pasi janë goditur dhunshëm gjatë vrapimeve të demave.

Dy nga viktimat ishin të moshës 50 dhe 56 vjeç, të cilët janë goditur nga demat në periferi të qytetit të Valencias, ndërsa viktima e tretë ishte turist francez dhe ishte goditur në një fshat pranë Alicante.

Shërbimet e urgjencës kanë konfirmuar gjithashtu se turisti francez ishte rreth të 60-tave, dhe ka vdekur dhjetë ditë pasi goditjes, raporton euronews.

Vrapimet tradicionale të demave mbahen çdo verë në Spanjë, ndërsa fshatrat festojnë shenjtorin e tyre mbrojtës.

Vrapimet më të famshme të demave zhvillohen si pjesë e festivalit San Fermin në Pamplona, ku qindra vrapues ndiqen nga gjashtë dema luftarakë në një garë 850 metrash nëpër rrugët me kalldrëm të qytetit.

Këtë vit gjashtë persona kanë humur jetën gjatë festimeve, ndërsa nuk ishte raportuar për lëndime serioze.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika