Rama akuzon PD-në: Ju jeni thika në shpinën e Kosovës, i keni hapur rrugën raportit të Dick Marty-t

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e votimit të rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t ka ngritur 'akuzë' kundër opozitës, duke thënë se opozita i ka ngulur thikën në shpinë Kosovës dhe se i kanë hapur rrugën raportit të Dick Marty-t

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka akuzuar Partinë Demokratike të Shqipërisë, “se janë ata që sot bëhen si patriotë të mëdhenj e që ia kanë ngulur thikën Kosovës përgjatë historisë”.

“Historia do të tregojë se ju patriotët e mëdhenj jeni në fakt thika në shpinën e Kosovës. Kështu keni qenë, kështu do të mbeteni gjithmonë, sepse bishti i shtrembër nuk drejtohet”, deklaroi Rama.

Rama në Kuvendin e Shqipërisë të enjten bëri replikë me deputetin e PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili kritikoi pushtetin që nuk e futi në rend dite rezolutën për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovës.

Ndërsa, kryeministri Rama deklaroi se rezoluta të tilla nuk duhet të miratohen pa dakordimin me aleatët ndërkombëtarë, pa të cilët siç thotë Rama, nuk do të kishte shtet të Kosovës.

Kreu i qeverisë shqiptare, gjithashtu, u shpreh se raportit të Dick Martyt, për të cilin po diskutohet në Kuvendin e Shqipërisë, ia ka hapur rrugën PD-ja në Këshillin e Evropës me votën e tyre.

Edi Rama gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Shqipërisë

“Dick Martyt ia keni hapur rrugën ju. Hajdeni këtu dhe thoni çka mendoni për Hashim Thaçin? Është mirë aty ku është në burg? Këto shikoni ju, sepse thikat që ju i keni ngulur Kosovës nga dita e parë, duke masakruar UÇK-në si terroriste, si marksiste-leniniste, deri në ditën e fundit, duke ngritur thikën dhe duke ia ngulur mu në gjoks presidentit të Kosovës”, tha Rama përpara deputetëve.

Për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, Rama potencoi se “nuk mund të bëhemi si foltorja e gojorja në sy të asaj bote demokratike, pa të cilën s’do të kishte Kosovë”.

“Dënimi i gjenocidit në Srebrenicë u miratua kur ishte planifikuar të miratohej, në ditën e Srebrenicës, por jo në ditët e foltores dhe gojores. S’keni çfarë t’i bëni gomarit këtu dhe i bini samarit. Si samar e përdorni Kosovën. Ai shtet i lirë, sovran, demokratik është krijuar nga ata pa të cilët as ju, as ata në Prishtinë, nuk duhet të bëjnë asnjë hap. Duhet dakordësia e aleatëve tanë”, u shpreh ai.

Edi Rama gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Shqipërisë

Ai shtoi se PD-ja po dëshiron ta bëjë lëmsh politikën ndërkombëtare të Shqipërisë për t’i vendosur socialistët në pozitë jo të mirë përpara tyre.

Kuvendi i Shqipërisë është duke diskutuar projekt-rezolutën e shumicës për Kosovën. Drafti “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve të raportit të Dick Martyt për trafikim organesh në Kosovë dhe Shqipëri gjatë luftës në Kosovë” ka marrë aprovimin e opozitës, e cila ka shtuar edhe dy amendamente të tjera.

Së pari, nga ky draft kërkohet dënimi i gjenocidit serb, dhe së dyti, shtimin e një paragrafi, ku të theksohet se vetë Dick Marty ka deklaruar se “i kërcënohet jeta nga elementë radikalë serbë”.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika