Eurozona rrit normën e interesit pas 11 vjetësh

Për herë të parë pas 11 vjetësh, Banka Qendrore Evropiane ka rritur normat e interesit

Simboli i valutës euro

Banka Qendrore Evropiane ka rritur normat e interesit për herë të parë pas 11 vjetësh, teksa tenton të kontrollojë rritjen e inflacionit në Eurozonë.

BQE ka rritur normat kyçe të interesit për 0.5 për qind në 0.0 për qind dhe planifikon rritje të tjera më vonë gjatë vitit.

Siç shkruan BBC, norma ka qenë negative prej vitit 2014 për të inkurajuar bankat të japin hua në vend që të depozitojnë para në Bankën Qendrore Evropiane.

Çmimet e konsumit janë rritur në shkallë rekorde, përkatësisht për 8.6 për qind prej qershorit të vitit të kaluar.

Kjo shifër është dy për qind më e madhe sesa parashikimet e bankës.

Disa banka qendrore, përfshirë Bankën e Anglisë, kanë rritur normat e interesit për shkak të rritjes së çmimeve.

Rritja e çmimeve të energjisë, naftës dhe ushqimeve, ka ndikuar në rritje të inflacionit, duke shtuar presionin tek ekonomitë familjare.

Banka Qendrore Evropiane ka nisur uljen e normave të interesit pas krizës financiare të vitit 2008, me qëllim të stimulimit të rritjes ekonomike.

Në fillim të këtij viti, Banka Qendrore Evropiane pati dhënë shenja për rritje, ndonëse ekonomistët kanë pritur rritje për 0.25 për qind.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika