Prorusët bllokojnë Google në Ukrainën lindore

Autoritetet proruse të republikave separatiste të Ukrainës lindore kanë bërë të ditur gjatë ditës së premte se kanë bllokuar Google, duke akuzuar gjigantin amerikan për promovimin e "dhunës kundër rusëve"

ilustrim

Separatistët e republikave proruse kanë njoftuar se kanë bllokuar platformën Google, pasi sipas tyre gjiganti amerikan është duke promovuar “dhunë kundër rusëve”.

Ne morëm vendimin për të bllokuar Google në territorin e Republikës Popullore të Donetskut,” ka thënë lideri rebel Denis Pushilin.

Ai është duke e akuzuar atë për promovimin e “dhunës kundër rusëve, në veçanti popullit të Donbasit”, njofton AFP.

Ndërsa, Republika Popullore e Luganskut bllokoi Google të enjten.

Ky veprim vjen pesë muaj pas ofensivës ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Pushilin akuzoi Google se punon “hapur me urdhër të kuratorëve të saj në qeverinë amerikane”.

Ai pretendoi se Perëndimi dhe Ukraina po “krijonin presion të paprecedentë mbi sigurinë fizike dhe psikologjike” të republikës, që synonte “thyerjen” e popullit të saj.

“Ne nuk mund ta tolerojmë më këtë”, ka thënë ai.

Trupat ruse morën kontrollin e plotë të rajonit të Luhanskut të Ukrainës këtë verë dhe kanë thënë se synojnë të pushtojnë të gjithë rajonin e Donetskut

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika