Siri: Katër fëmijë kanë humbur jetën nga një sulm ajror i forcave ruse në provincën Idlib

Forcat ushtarake ruse kanë goditur qytetin Jisr al-Shoghour, në veriperëndim të Sirisë, duke lënë të vrarë shtatë civilë, përfshirë katër fëmijë. Sulmi është kryer nga një avion luftarak rus pas katër sulmeve të tjera ajrore ruse në një qytet tjetër më në veri

Ilustrim

Një avion luftarak rus të premten e 22 korrikut ka goditur një qytet në Sirinë veriperëndimore pranë kufirit turk, duke vrarë shtatë civilë, përfshirë katër fëmijë.

Vullnetarët e Mbrojtjes Civile siriane kanë nxituar të shkojnë në shtëpi për të hequr trupat nën rrënoja menjëherë pas sulmit të së premtes.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe media opozitare Orient TV ka thënë se sulmi ajror në qytetin Jisr al-Shoghour, në provincën Idlib, është kryer nga një avion luftarak rus pas katër sulmeve të tjera ajrore ruse në një qytet tjetër më në veri.

Rajoni veriperëndimor i Sirisë është shtëpia e enklavës së fundit rebele të vendit. Provinca e Idlib është nën kontrollin e Hayat Tahrir al-Sham, një grup i lidhur me al-Kaedën, ndërsa provinca veriore e Aleppos është nën kontrollin e grupeve rebele të mbështetura nga Turqia.

Më shumë se 90% e popullsisë në atë zonë jetojnë në varfëri ekstreme, duke u mbështetur në ndihmën humanitare për të mbijetuar.

Qeveria siriane në Damask, së bashku me aleatin kryesor Rusinë, shpesh kryejnë sulme ajrore në atë zonë, transmeton euronews.

Ndërsa Turqia ka paralajmëruar se synon të nisë një operacion të ri ushtarak, dhe gjithashtu ka thënë se forcat e udhëhequra nga kurdët përbëjnë një kërcënim sigurie dhe i konsiderojnë ato një grup terrorist.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika