Rrahet imami i fshatit Lupç, policia arreston tre të dyshuar

Hoxha i fshatit Lupç, është rrahur brutalisht nga disa persona. Banorët thonë se problem ishte mënyra e faljes se nazamit. Për sulmin, tre persona janë arrestuar, kurse kryimami i kësaj komunë shpreson që pas hetimeve nga policia që ky sulm mos të ketë prapavijë ideologjike

Imami i xhamisë, Zeqir Berisha - Lupç

Menjeherë pas faljes së namazit të Jacisë, Hoxhës së Fshatit Lupç, Zeqir Berisha, disa persona ia zunë rrugën.

E para derës së Xhamisë, ai u rrah brutalisht nga disa persona.

Se si erdhi deri tek kjo ngjarje e rëndë, banorët e fshatit nuk e dinë me saktësi, por prapa kamerës thonë se deri tek ky incident mund të ketë ardhur si pasojë e mënyrës së faljes së namazit.

“Kjo është xhamia që shërben si iman, Zeqir Berisha. Në adresë të Bashkësisë Islame të Podujevës ai ishte ankuar vazhdimisht në 2 vitet e fundit për sjelljen e personave që dyshohet se e rrahen”

Madje, Hoxha Zeqir Berisha,  edhe më parë ki kishte paraqitur në polici emrat e disa personave të cilët e kishin penguar gjatë kryerjes së punës së tij.

Ndërkohë, pas kësaj ngjarje Polica e Kosovës, ka arrestuar tre vllezër nga i njëjti fshat, si të dyshuar për kryerjen e sulmit.

Emrat e tyre RTV Dukagjini mëson se imami Zeqir Berisha, i kishte denoncuar edhe më herët.

Këtë e ka konfimuar dhe Kryeimami në Komunën e Podujevës, Bekim Jashari.

Kryeimami në Komunën e Podujevës, Bekim Jashari

“Imami në fjalë, ka mbi dy vite që na njoftuar se ka disa probleme me disa individë ne xhaminë e tij, dhe ja që doli që emrat që hoxha në fjalë i ka sjellë në Bashkësinë Islame në Podujevë, po të njetit janë arrestuar nga Policia e shtetit”, ka thënë Jashari.

Ndonse ende nuk dihen arsyet e kësaj vepre, megjithatë kryeimami ka një dyshim.

“Ne deshirojmë që të mos na del një sulm me prapavijë ideologjike, ne duam që të mos del ashtu”, ka shtuar kryeimami.

Për rastin, për televizionin nuk kanë pranuar të flasin familja e viktimës.

Gjendja shëndetësore e Zeqir Berishës, është e rendë, ku trajtim gjatë ditës mori edhe në Klinikën  Neurokirurgjisë.

Me urdhër të prokurorit, tre të arrestuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe njëherësh, ndaj tyre është

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika