Pas mbajtjes së një arme në brez brenda një lokali nate, arrestohen dy të dyshuarit në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Një 38 vjeçar dhe një 30 vjeçar janë arrestuar pas dyshimeve të një armëmbajtje pa leje në një lokal nate. Të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh

Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi janë dyshuar për vepren penale të “mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”, bën të ditur Policia e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës ka treguar se të njëjtit, 38 dhe 30 vjeçari, po mbanin me vete në brez armë zjarri, në një lokal nate në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë.

“Sot, rreth orës 04:00 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një lokal nate, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush i Ri, dy persona bartin me vete në brez, armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Nën autorizimin e Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, bëhet e ditur se Policia e Stacionit të Ferizajit ka ndërmarrur veprimet e nevojshme duke shkuar në drejtim të lokalit me ç’rast, pas kontrollit, është gjetur është gjetur një armë zjarri (pistoletë) me një karikator dhe shtatë fishekë.

Arma e gjetur nga Policia e Kosovës

Arma në fjalë është gjetur tek personi me inicialet RR.S i moshës 38 vjeçare.

“Dy të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, i dyshuari RR.S deklaron se arma i përkiste personit tjetër që ishte bashkë me të, me inicialet D.R (M/K) i moshës 30 vjeçar”, thuhet tutje në raport.

Me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari D.R dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari RR.S është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika