Katër të vdekur dhe 1 mijë e 401 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit katër qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 dhe 1 mijë e 401 të tjerë kanë rezultuar pozitivë

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të IKSHPK-së, ka njoftuar se të shtunën e 23 korrikut katër qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 dhe 1 mijë e 401 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Në Kosovë, janë 9 mijë e 408 raste pozitive, 1 mijë e 219 qytetarë janë shëruar, ndërsa 168 qytetarë janë vaksinuar Brenda 24 orëve të fundit.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 903 mijë e 816 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 110 qytetarë, me dozën e tretë janë vaksinuar 104 mijë e 355 qytetarë, ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 61 të tjerë.

Në fund të qershorit, Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për personat mbi 12 vjeç.

Në këtë grup përfshihen personat që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika