Presidentja e Parlamentit Evropian viziton Kievin, takohet me Zelenskyn

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, të premten e një prillit ka arritur në Ukrainë, përkatësisht në Kiev. Aty është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ajo në llogarinë e saj në Twitter, teksa ka dhënë një mesazh shprese, ka shpërndarë fotografi me presidentin ukrainas, ku ka shkruar “guxim, forcë e vendosmëri”.

Ndryshe, ajo u ishte drejtuar edhe deputetëve në parlamentin ukrainas, teksa popullin ukrainas e kishte cilësuar si hero.

“Populli ukrainas është hero, ju po luftoni për atë që ne të gjithë besojmë, lirinë, demokracinë, sundimin e ligjit. Pa këto vlera, nuk ka asgjë tjetër. Kemi nevojë për sanksione gjithnjë e më të ashpra për Rusinë”, ishte shprehur Metsola.

Ndërkaq, më 15 mars të këtij viti, tre kryeministrat evropianë kishin udhëtuar drejt Kievit.

Kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë ishin në Kiev, për të shfaqur mbështetjen “e qartë” për Ukrainën, e cila ndodhet nën pushtimin rus.

Sipas kryeministrit çek, Petr Fiala, qëllimi i vizitës ishte konfirmimi i mbështetjes së qartë i BE-së për Ukrainën, lirinë dhe pavarësinë e saj.

“Në të njëjtën kohë, ne do të paraqesim një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe qytetarët e saj. Komuniteti ndërkombëtar është informuar për këtë vizitë edhe nga organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara”, kishte shkruar Fiala në Twitter.

Udhëtimi ishte organizuar në marrëveshje me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Shtuan se komuniteti ndërkombëtar do të informohet për vizitën e delegacionit, përmes organizatave ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika