Florian Marku në ring me Chris Jenkins

Florian Marku, boksieri shqiptar, do të përballet sot me boksierin britanik Chris Jenkins. Përballja mes tyre do të jetë në “Utilita Arena” në Newcastle, Angli në orën 22:30.

Ndeshja mes boksierëve do të jetë për titullin ndërkombëtar IBF, të cilin e fitoi Florian Marku më 25 shtatot 2021, kur mundi Maxim Prodan-in në “Tottenham Hotspur” të Londrës. Titullin ndërkombëtar IBF, Marku e fitoi pas dhjetë raundesh të zhvilluara.

Boksierët, Florian Marku dhe Chris Jenkins u përplasën gjatë peshimit të tyre ditën e premte, kur Chris Jenkins bëri një gjest tallës kundër Florian Markut, përplasje që mbaroi me këtë të fundit që u kap për fyti.

Florian Marku

Në një reagim në rrjetin e tij social Instagram, Florian Marku shkroi: “Puthjet janë për zonjat, jo për mua. Nesër do ta shihni.”

Për të qetësuar situatën ishte e nevojshme ndërhyrja e sigurimit.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika