Hakerat marrin dokumentet shtetërore të Shqipërisë

Një sërë dokumentesh zyrtare janë publikuar nga hakerët të cilët sulmuan Shqipërinë në mënyrë kibernetike para pak kohësh

Ilustrim

Hakerat që goditën zyrat e shtetit shqiptar, duke arritur të hyjnë në serverat e dokumenteve zyrtare, kanë arritur të marrin prej andej dokumente të ndryshëm, në një faqe të tyren në ueb.

Disa dokumente të zyrave të Republikës së Shqipërisë janë publikuar nga hakerët të cilët para pak kohësh, filluan një sulm kibernetik.

Dokumente janë publikuar në një faqe e cila mund të hapet vetëm nga jashtë Shqipërisë ngase kompanitë që shpërndajnë internet në Shqipëri e kanë bllokuar mundësinë për të parë se çfarë publikohet.

Faqja ku janë bërë postimet

“Por Top Channel” ka mundur të sigurojë disa nga dokumentet dhe mesazhet që hakerat tashmë kanë publikuar.

Mesazhi i parë i publikuar kërkon që Shqipëria të mos lejojë mbajtjen e samitit të opozitës iraniane.

“Konferenca e Durrësit, çelësi i ferrit ose fundi i zjarrit”, shkruan aty, transmeton mediumi shqiptar.

Ky mesazh kërkon që të mos mbahej samiti i opozitës iraniane që është strehuar në Shqipëri, samit i cili pritej të mbahej në Durrës.

Një ditë para samitit, u lajmërua anulimi i tij për shkak të kërcënimeve terroriste.

Muxhahedinët thanë se ishte kërkesa e qeverisë shqiptare që çoi në anulimin e takimit.

Hakerat kanë vazhduar veprimin e tyre e ndër to, ishte edhe postimi i një video-je, gjë që u përmend nga Top Channel e njëherësh, bëri që kryeministri të reagonte ashpër.

Një dokument i sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, për një mision të veçantë në Turqi për dronët e famshëm bajraktar, është publikuar në faqe.

Ndër të tjera, publikimi i një shkresë zyrtare të ministres së Financave tregon se hakerat kanë siguruar çasje edhe në këtë sektor.

Rama për sulmin e fuqishëm kibernetik: Është i organizuar nga një shtet

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika