Kurti përkujton Enver Zymberin: Çdo përvjetor i rënies së tij, rikthen britmat e kujtesës sonë institucionale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar pjesëtarin e policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i cili kishte rënë dëshmor në kryerje të detyrës zyrtare. Kurti ka thënë se Enver Zymberi është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Enver Zymberi është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës, për çka shteti ynë asnjëherë nuk do ta harrojë, sepse Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga sovraniteti i saj dhe as nga shteti ligjor dhe i së drejtës”.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka përkujtuar pjesëtarin e policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i cili kishte rënë dëshmor në kryerje të detyrës zyrtare.

Kreu i qeverisë në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka theksuar se çdo përvjetor i rënies së Enver Zymberit, rikthen britmat e kujtesës institucionale, për t’i çuar para drejtësisë ata që e vranë dhe për t’i rimenduar mësimet e mësuara nga aksioni i filluar më 25 korrik 2011.

“Në kronologjinë e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, disa data janë të shënjuara edhe me emra të përveçëm, sikur 26 korriku i vitit 2011, kur gjatë një aksioni policor për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, pati rënë dëshmor pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi”, shtoi Kurti.

Zymberi u vra nga struktura kriminale serbe, që ende nuk janë zbuluar dhe nuk janë nxjerrë para drejtësisë.

“Dikur, për dekada rresht, shqiptarët kanë rënë dëshmorë për një Republikë të Kosovës që e synonim por që nuk e kishim, kurse tani që e kemi Republikën e Kosovës, ajo ka edhe dëshmorët e përplotësimit dhe ruajtjes së saj, sikur Enver Zymberi”.

Kurti ka potencuar se në nderim të veprës së Enver Zymberit dhe policëve të rënë në detyrë, në mbledhjen e 24-t të Qeverisë, është propozuar që 26 korriku të shënohet si Dita e Policëve të rënë në krye të detyrës.

Në Kosovë janë 21 zyrtarë policorë që e kanë humbur jetën në krye të detyrës së tyre.

12 vjet nga aksioni i policisë në veri ku u vra Enver Zymberi

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika