Ramë Lahaj: “Festivali do të ishte i mangët pa një mbrëmje që i dedikohet të madhes Nexhmije Pagarusha”

Festivali Ndërkombëtar i Operas, aktivitetin e radhës do ta mbajë të martën e 26 korrikut ne Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të Kosovës për nder të këngëtares Nexhmije Pagarusha duke filluar nga ora 20:00

Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj

Festivali Ndërkombëtar “Ramë Lahaj International Opera Festival“, në vazhdën e aktiviteteve të tij të martën e 26 korrikut në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të Kosovës, prej orës 20:00 do të mbaj një mbrëmje kushtuar të madhes Nexhmije Pagarusha.

Lahaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë edhe pse nuk është në mesin tonë ajo frymon rreth nesh.

“Kanë kalu 2 vite prej kur zemra jonë Nexhmije Pagarusha nuk është më në mesin tonë për të ardhë e për të na mbështetë edhe fizikisht në mbrëmjet tona, ashtu siç bënte dikur edhe pse shëndeti e kishte rënduar”.

“Ajo jeton e frymon rreth nesh, e kemi përditë e në çdo çast me vete përmes thesarit muzikor që ajo na ka lënë. Festivali do të ishte i mangët pa një mbrëmje që i dedikohet të madhes Nexhmije Pagarusha”, ka shkruar tenori.

Programi i koncertit të së martë së 26 korrikut

Përveq kësaj në këtë mbrëmje do të kujtohet edhe kompozitorin Çesk Zadeja, në 95 vjetorin e tij, duke sjellur për publikun performanca nga solistë të ndryshëm.

“Sonte do të kujtojmë edhe të madhin e muzikës shqiptare Çesk Zadeja, në 95 vjetorin e tij me shumë vepra premierë enkas për natën e sotme, që do të performohen nga Arta Jashari, Zana Abazi Ramadani, Mirlinda Koci, Klodjan Kaçani, Armand Likaj dhe Granit Musliu, shoqëruar në piano nga Mennan Bërveniku”, shkruhej në postim.

Festivali Ndërkombëtar “Ramë Lahaj International Opera Festival“, lindi si nevojë për të krijuar një urë lidhëse mes skenës Kosovare dhe asaj ndërkombëtare. Duke patur parasysh që Kosova dhe rajoni ka talentë të mrekullueshëm, ky festival vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mes Komunes së Prishtinës, Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadës Zvicerane dhe Filharmonisë së Kosovës.

Ndryshe, Rame Lahaj është artisti i parë në Kosovën e para dhe pas luftës, i cili ka performuar në skenat më të rëndësishme të arenës ndërkombëtare në botën e Operës, përkrah emrave të mëdhenj si legjendari i Operës Placido Domingo, i cili e ka vlerësuar me Çmimin e konkursit më prestigjioz e më të rëndësishëm operistik “Operalia“ në 2016.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika