Kolona të gjata në pikat kufitare Muçibabë dhe Dheu i Bardhë, pritjet deri në një orë

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të mërkurën e 27 korrikut, ka pasur kolona e pritje të gjata në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë

Ilustrim

Të mërkurën e 27 korrikut, Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Si në çdo vit tjetër, bashkatdhetarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugën drejt Kosovës për t’i kaluar pushimet.

Ata po detyrohen të presin edhe kësaj here në pikat kufitare me Serbinë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Muçibabë dhe në Dheun e Bardhë.

Në hyrje të pikës kufitare në Muçibabë, pritjet nga 50-60 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është deri në 300 metra.

Kurse në hyrje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet deri në 20-30 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është deri në 200 metra.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata.

Gjendja në kohë reale në pikat kufitare mund të përcillet në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Njoftimi i MPB

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika