Torres: Investimi amerikan është një votë besimi për të ardhmen e Kosovës

Ritchie Torres ka thënë se investimi amerikan në Kosovë  është një garanci për të ardhmen e saj

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, përmes një postimi në Twitter, e ka përgëzuar Kosovën për marrëveshjen me MCC-në.

Tutje, Torres ka thënë se investimi amerikan është një votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe e gjallë.

“Urime Kosovës për sigurimin e një granti prej 202 milionë dollarësh nga MCC, themeluar nga Kongresi. Investimi amerikan është një votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe e gjallë”, ka shkruar Torres në Twitter.

 

Të mërkurën e 27 korrikut,  është nënshkruar marrëveshja në Uashington nga ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, dhe drejtoresha ekzekutive e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Vlera e përgjithshme e Programit Kompakt është 236.7 milionë dollarë dhe përqendrohet në projekte të energjisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika