Lajçak mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës: BE pret që barrikadat të largohen menjëherë

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e implementimit të vendimeve të reciprocitetit të letërnjoftimeve me Serbinë dhe atë për targa, teksa ka theksuar se BE-ja pret largimin e menjëhershëm të barrikadave

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e implementimit të vendimeve të reciprocitetit të letërnjoftimeve me Serbinë dhe atë për targa.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak ka thënë se Bashkimi Evropian pret largimin e menjëhershëm të barrikadave.

“Vendim i mirëpritur i Kosovës për pranimin e propozimit që t’i shtyjë për një muaj vendimet.BE pret që të gjitha pengesat të hiqen menjëherë. Josep Borrell ftoi Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog në rrugën përpara. Mirënjohës ndaj Ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë për mbështetjen e fortë”, ka shkruar ai.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë implementimin e vendimeve të reciprocitetit të letërnjoftimeve me Serbinë dhe atë për targa.

Vendimi është marrë pas takimit të krerëve shtetërorë të Kosovës me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

SHBA-ja ka kërkuar të shtyhet implementimi i vendimeve për 30 ditë. Zbatimi i vendimeve është shtyrë deri më 1 shtator, por me kusht që të hiqen barrikadat në veri.

“Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës. Falënderojmë partnerët ndërkombëtarë, në veçanti ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, për angazhimin dhe kontributin”.

Qeveria shtyn vendimet, me kusht që deri të hënën të hiqen barrikadat në Veri

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika