Serbët synojnë formimin e Asociacionit

Pas ditës së diel, serbët në Kosovë po kërkojnë formimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe. Këtë gjë po e shohin si shqetësuese njohësit e çështjeve politike. Zhvillimet në veri mund të çojnë në federalizëm të Kosovës vlerësojnë ata

Vendosja e barrikadave në Veri të Mitrovicës

Është ajo çka serbët e Kosovës sa herë që ka ndonjë aksion nga Kosova e vendosin në vende të dukshme.

Pankarta më mbishkrimin “Mirë se vini në bashkësinë e komunave serbe”, nuk munguan as të dielën e 31 korrikut.

Këtë synim serbët duket se synojnë ta arrijnë përmes krijimit të situatave me anë të të cilave pasqyrohet para faktorit ndërkombëtarë një lloj kërcënimi për serbët lokal.

Një gjë të tillë e thotë edhe profesori Milazim Krasniqi.

“Me zhvillimet e fundit kam frikën se po shkojmë drejt federalizimit të Kosovës pasi po krijohet ideja se serbët janë të kërcënuara. Viti 2004 është referencë interesante dhe mendoj se intervenimet e djeshme pa një plan strategjik gjithmonë shkojnë në favor të serbëve. Kjo do të paraqiste bazën për konflike afatgjatë në rajon siç është rasti më Bosnjën e Hercegovinen dhe Donbaskon”, ka thënë Krasniqi.

Profesori Milazim Krasniqi

Se vendimi i mbrëmshëm ishte i menduar jo mirë nga krerët e Kosovës e thotë edhe Visar Ymeri.

Ai paralajmron vjeshtën si një periudhë dinamike pas zhvillim të fundit drejt një marrëveshje finale.

“Bashkësia e Komunave me shumicë serbe është marrëveshje mes dy palëve dhe në këtë drejtim konsideroj se nuk janë këto veprime që zbatojnë atë marrëveshje. Kjo kërkesë ka qenë e vazhdushme jo vetëm nga Serbia por edhe nga miqtë ndërkombetarë dhe mendoj se koha e vjeshtës do të jetë dinamike lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë pasi të gjitha këto probleme që po lindin po e shpërfaqin nevojën e jashtëzakonshme që kjo çështje të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë Ymeri.

Analisti Visar Ymeri

Formimin e Asociacionit tash e disa vjet e kërkojnë pala serbe.

Por, kjo marrëveshje që ishte arritur fillimisht në vitin 2013 e më pas edhe 2015, nuk është zbatuar asnjëherë nga institucionet e Kosovës.

Për të ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku kishte gjetur shumë pika të cilat nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika