1 mijë e 30 raste me COVID-19 të martën në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të martën e 2 gushtit nga 2 mijë e 829 testime, 1 mijë e 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të martën ka informuar se nga 2 mijë e 829 testime, 1 mijë e 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast të vdekjes.

Të martën janë shëruar 580 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 242 mijë e 108.

Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 9 mijë e 914.

Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen aktuale me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë dhënë 127 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë një milion e 834 mijë e 383 doza të vaksinës.

Deri më sot, 824 mijë e 206 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 104 mijë e 643.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika