Kurti: Është shumë e rëndësishme që të bëhet ndërlidhja në mes të arsimit profesional dhe tregut të punës

Sipas Kurtit, mësuesi dhe mësuesja duhet të jenë një lloj zbuluesi i prirjeve dhe i  talenteve të nxënësve në mënyrë që të bëhet ndërlidhja në mes të arsimit profesional dhe tregut të punës, që gjë përbën edhe synim të qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,

Kryeministri  i Kosovës Albin Kurti  të enjten ka zhvilluar një takim me bursistët e Institutit Veror 2022 ‘Teach for Kosova’, ku ka biseduar me ta për lidershipin, arsimin dhe inovacionin.

Kryeministri Kurti gjatë fjalës së tij, hyrëse tha se është shumë e rëndësishme të diskutohet lidershipi edhe aktivizmi në dritën e edukimit dhe arsimit, sepse siç tha ai, beson që dija i lëviz njerëzit.

“Është shumë e rëndësishme që të bëhet ndërlidhja në mes të arsimit profesional dhe tregut të punës, që gjë përbën edhe synim të qeverisë”, ka thënë Kurti.

Sepse sipas tij, Kosova, “i ka 327 mijë e 676 nxënës edhe 23 mijë e 33 mësimdhënës, një mësimdhënës për 14 nxënës ku ndër detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të mësimdhënësve janë edhe identifikimi i potencialit dhe talentit të fëmijëve në mënyrë që ta ushqejnë atë më tej”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me bursistë të Institutit Veror 2022 “Teach for Kosova”.

Kurti  ka treguar se çfarë roli duhet të kenë, “mësuesi, mësuesja duhet të jenë një lloj zbuluesi i prirjeve dhe i  talenteve të nxënësve e unë besoj që secili prej neve duhet ta ketë kontributin e vet në shoqëri në këtë aspekt”.

Ai ka treguar detyrat e Arsimit sipas Kurtit duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe askush, nuk duhet të lihet anash ose mbrapa, dhe se ata që i kanë mundësitë më të mëdha i kanë edhe përgjegjësitë më të mëdha që t’i ndihmojnë të tjerët.

“Metodat e vjetra nuk mund të bësh më shumë se sa eventualisht të zësh hapin me dikë tjetër, por të bësh tejkalime, të prijësh, nuk është e mundshme pa inovacion, duke vënë theksin te digjitalizimi që do duhet fillimisht të përqendrohet te industria, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia” ka shtuar Kurti.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika