Rusia dëbon 14 diplomatë bullgarë

Rusia ka vendosur t’i dëbojë katër diplomatë bullgarë dhe 10 anëtarë të stafit të shërbimeve diplomatike bullgare në Moskë, Shën Petersburg, Ekaterinburg dhe Qendrën Bullgare të Industrisë në Moskë

Ministria e Jashtme në Bullgari

Të premten e pesë gushtit, Rusia bëri të ditur se ka dëbuar 14 diplomatë bullgarë në përgjigje të vendimit “të pajustifikuar” të Sofjes për të dëbuar personelin diplomatik rus, ndërsa tensionet mes dy vendeve mbeten të larta pas nisjes së invazionit rus në Ukrainë.

“Rusia po dëbon 4 diplomatë bullgarë dhe dhjetë anëtarë të stafit të shërbimeve diplomatike bullgare në Moskë, Shën Petersburg dhe Ekaterinburg dhe Qendrën Bullgare të Industrisë në Moskë” tha të premten Ministria e Jashtme bullgare.

Ata janë shpallur persona non grata dhe u është dhënë afat 120 orë për t’u larguar.

Ambasadori bullgar, Atanas Krustin u ftua në Ministrinë e Jashtme ruse për t’u njoftuar për vendimin e Moskës.

Shumë vende evropiane kanë dëbuar diplomatët rusë pasi Moska dërgoi trupat ushtarake në Ukrainë më 24 shkurt, me Rusinë që i është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë.

Ndërkaq, Bullgaria në qershor bëri të ditur se po dëbonte 70 persona nga stafi diplomatik rus, numri më i madh i dëbuar njëherazi nga vendi ballkanik.

“Bullgaria do të dëbojë 70 diplomatë rusë. Shërbimet tona i identifikuan ata si njerëz që punonin kundër interesave tona,” kishte deklaruar kryeministri Kiril Petkov më 27 qershor.

70-të diplomatë rusë do të dëbohen nga kryeqyteti i Bullgarisë

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika