Aksident me fatalitet, humb jetën një 19 vjeçar

Banoret e rrugës Fahri Fazliu në kryeqytet po ndjehen të rrezikuar për shkak te numrit të madh  të aksidenteve që po ndodhin në atë rrugë dhe se mungesa e vijave të bardha po e bënë atë më të rrezikshme për të kaluar

Pamje nga aksidenti ku humbi jetën një 19 vjeçar

Një aksident tragjik ndodhi në orët e para të ditës së premte në lagjen Kodra  e Trimave.

Këtu, si pasojë e këtij aksidenti ku u përfshinë tri vetura i vdekur në vend mbeti një 19 vjeçar.

Viktima ishte duke ecur në këmbë, në momentin kur është goditur nga makina që ishte përfshirë në aksident.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Fazliu” ndërsa banorët këtu ndjehen të rrezikuar nga pjesëmarrësit në komunikacion.

Banorët këtu ndonëse hezitojnë të flasin, thonë se aksidentet në këtë aks rrugor janë të shpeshta, ndërsa vënë në pah edhe mungesën e sinjalistikës rrugore.

“Është e pa kuptimtë për çfarë arsye këtu nuk ka kalim për këmbësorë ose zebra, është vetëm një atje te shkolla edhe nuk kam pa asnje zebër ketu qe ka”, ka thënë Lazim Fishta, qytetar.

Aksidentet me fatalitet nuk janë gjë e pazakontë në Kosovë. Madje, kohëve të fundit edhe janë shpeshtuar raste të tilla.

Ndërkohë, sipas Policisë së Kosovës vetëm në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022 kanë ndodhur 44 aksidente me pasoja fatale, ku kanë humbur jetën plotë 50 persona.

Sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj, elementi kryesor është mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, pa përjashtuar edhe faktorët e tjerë rrethanorë.

“Rreth 60-70% e aksidenteve në Kosovë ndodhin për shkak të faktorit njeri ose elementi i faktorit njeri që ështe shpejtësia pastaj renditen edhe elementet tjera që është faktori rrugë, pastaj ështe faktori automjet,komunikacioni në rrugë dhe faktori incident me elementet të tyra që shkatojnë edhe aksidentet me fatalitet”, ka thënë Dedaj.

Rasti më tragjik kohëve të fundit ku ka pasur pasoja fatale, ishte rasti kur një çift që po vinin nga Sllovenia në Kosovë humbën jetën në një aksident rrugor në afërsi të Podujevës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika