ShSKUK: Mbi 4 mijë persona kërkuan ndihmë në Klinikën e Psikiatrisë këtë vit

Në Klinikën e Psikiatrisë, sipas ShSKUK-së, në këtë vit kanë kërkuar ndihmë 4 mijë e 450 persona, ndërkohë për trajtim të mëtutjeshëm janë pranuar 362 raste

Klinika e Psikiatrisë në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se në Klinikën e Psikiatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 4 mijë e 450 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në ambulancën psikiatrike për të rritur.

Ndërkohë, janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm 362 raste.

Ndërkaq, raste urgjente kanë qenë 1 mijë e 257, vizita ambulatore psikiatrike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë, gjithsej, 1 mijë e 652 raste.

Vizita diagnostike psikologjike për të rritur kanë qenë 571, kurse vizita diagnostike psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë 771.

Sipas njoftimit, në shërbimin e Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë, gjithsej, janë kryer 306 shërbime pedagogjike.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika